Stafi

MË SHUMË RRETH NESH

Stafi

Fitore Beci

Drejtore e përgjithshme

E lindur në Tiranë, ajo ka një përvojë 27 vjeçare në mësimdhënie. Znj. Beci vjen nga breza të tërë mësuesish dhe e filloi karrierën e saj si mësuese e gjuhës italiane në nivel universitar dhe duke ofruar shërbime përkthimi. Më pas iu dedikua mësimdhënies së gjuhës shqipe për të huaj që jetojnë në Shqipëri dhe ka mësuar me qindra të huaj, të rritur e fëmijë në mbi 20 vjet. “Mësimdhënia, shkrimi, redaktimi, përkthimi janë profesioni i shumicës së anëtarëve të familjes sime. Gjyshërit e mi ishin nga mësuesit e parë të shkollave shqipe, prindërit e mi po ashtu. Madje edhe vjehrrit e mi ishin mësues e hartues tekstesh shkollore. Është ajo që dimë të bëjmë më së miri!”

Kimberly Ann Nath

Mësuese e gjuhës angleze

Kimberly Nath është mësuesja me origjinë nga Amerika, e cila u bë pjesë e Tirana Training Center përgjatë vitit akademik 2019. Përpara se të shpërngulej në Shqipëri, Kimberly udhëtoi botën dhe u vendos në Varshavë, Poloni për një periudhë 1 vjeçare ku punoi direkt me adoleshentë dhe të rritur Polakë. Ajo ka 20 vite eksperiencë pune të drejtpërdrejtë me adoleshentë në shkolla dhe institucione të ndryshme edukuese. Kjo eksperiencë e saj përfshin: edukim të veçantë, kujdesi për shëndetin mendor, konsulta për persona abuzues me lëndë të ndryshme etj.

Kimberly i pëlqen të jetë pjesë e Tirana Training Center pasi aty ka të mundur të kombinojë dy pasionet e saj: punën me fëmijët dhe njohja e vendeve të ndryshme të botës. Kimberly ka përfunduar Bachelor në Artin e Psikologjisë në Kent State Universite dhe Master Shkencor në Kriminologji në universitetin College Londër.

Susan Delacroix

Mësuese e gjuhës angleze

Mis Delakrua, siç e thërrasin nxënësit, pranon që ka bërë thuajse gjithçka në jetë. E pajisur me çertifikatën CELTA (çertifikatë për mësimdhënien e gjuhës angleze për folës të gjuhëve të tjera), me një master në projektimin dhe hartimin e kurrikulave, ajo është e kualifikuar për drejtimin e mësimeve tradicionale dhe kurseve të bashkëbisedimit në gjuhën angleze. Ajo është marrë edhe me kurse përgatitoire për TOEFL dhe IELTS, ka dhënë gjuhë frënge dhe spanjolle, si edhe ka hartuar programe specifike në gjuhën angleze si p.sh në fushën mjekësore, dentare dhe të biznesit. Pas një pune të gjatë në Afrikën Perëndimore, Amerikën Qendrore dhe lindjen e Mesme, Suzana erdhi në Shqipëri në vitin 2014. “Më pëlqen të ndaj ato që di dhe të ndihmoj nxënësit e çdo mosjhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për të komunikuar në mënyrë të efektshme në gjuhën anglkeze. Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm dhe nxënës të shkëlqyer. Ndihem me fat që jetoj në Tiranë dhe punoj në TTC.”

Adam Smith

Mësues i gjuhës angleze, IELTS, GMAT dhe kurseve matematikore në gjuhën angleze

Z. Smith ka dhënë mësim në Tirana Training Center për tre vjet. Ai ka kryer studimet universitare për Shkencat e Matematikës në Universitetin e Aberystwyth, Uells, të Mbretërisë së Bashkuar. Ai është i çertifikuar për TEFL dhe zhvillon kurse të gjuhës angleze për fëmijë dhe të rritur, kurse bashkëbisedimi, dhe kurse për përgatitjen e IELTS-it. Duke qenë se ka një diplomë për matematikë, ai ka zhvilluar me sukses kurse lidhur me pjesët matematikore në provimet e SAT-it dhe GMAT-it, si edhe kurse individuale për matematikë në gjuhën angleze për nxënës të shkollave ndërkombëtare. Adami është i njohur për seriozitetin e tij në punë, mënyrën e tij të ngrohtë, të afrueshme dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të forta me nxënësit e tij.

Sam Abulibdeh

Profesionist i gjuhës angleze në fushën e biznesit

Semi është një trajnues korporatash nga Toronto, Kanada, me mbi 7 vjet përvojë në sektorin e arsimit. Ai më parë kishte postin e menaxherit të departamentit të qendrës së karrierës në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme (AUM) në Kuvajt. Përvoja e tij më e fundit e mësimdhënies dhe trajnimit në Korenë e Jugut përfshinte mësimdhënien për drejtuesit e korporatave të njohurive gjuhësore mbi programe kompjuterike dhe trajnimin mbi baza individuale në fusha të ndryshme si aftësitë e prezantimit, komunikimi në fushën e biznesit dhe bindja e efektshme. Ai i përshtat programet e tij të mësimdhënies sipas nevojave të klientëve të tij për të siguruar një përvojë maksimale të të nxënit. Semi ka kryer studimet universitare dhe një master ekzekutiv për Administrim Biznesi në Cass Business School në Universitetin e Londrës, në Mbretrërinë e Bashkuar, duke u specializuar në Strategjinë e Sipërmarrjeve dhe Korporatave. Semi është i shumë sjellshëm dhe i këndshëm.

Cosmo Kay

Mësues i gjuhës angleze

Mësues Cosmo ka dhënë mësim që në moshë të re në Amerikën e Jugut. Ai ka dhënë mësim në gjuhën angleze për më shumë se gjashtë vite përgjatë karrierës të tij. Cosmo ka udhëtuar botën ndjekur pasionin e tij për mësimdhënien.

Gjithashtu, Cosmo është model dhe aktor, i cili në rrethin e tij shoqëror njihet për dashurinë e tij përkundrejt librave dhe dijeve. Eksperienca e punës, ka treguar se ai është i zoti të krijojë lidhje pozitive me studentët, dhe gjithashtu ka aftësinë të përfshijë metoda të reja në klasat e tij.

Grace Whitmore

Mësuese e gjuhës angleze

Mësuese Whitmore është me origjinë nga Amerika dhe përfundoi studimet Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Psikologji. Ajo gjithashtu është certifikuar për TEFL dhe përpara Tirana Training Center mësonte studentët në Bangkok, Tailandë. Së fundmi ajo po ndjek një Master Shkencor në ‘Programin Global të Shëndetit Mendor’. Ky program fokusohet në shëndetin mendor dhe implementimin e këtyre teknikave në vendet me resorse të kufizuara. Mësuese Whitmore është e apasionuar pas shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe më përpara ka punuar si Terapiste për Sjelljen e fëmijëve me zhvillim të ngadaltë në Amerikë. Në kohën e lirë ajo pëlqen udhëtimin, fotografinë dhe sportin.

Matthew Mullins

Mësues i gjuhës angleze

Ky është viti i parë i mësues Mullins në Tirana Training Center. Ai është nga Chattanooga, Tennessee në Amerikë dhe është diplomuar në Universitetin Lee me një diplomë në Bachelor për Psikologji dhe Master në Mësuesi. Përpara rrugëtimit të tij në TTC ai mësonte fëmijët në kopësht për rreth tre vite. Ai ka qenë në Shqipëri për vetëm pak muaj por thotë se ‘ka filluar të ndihet si në shtëpi’.

Tabea Behnke

Mësuese e gjuhës gjermane

Tabea ka mbaruar studimet universitare për studime ndërkulturore në Seminarin Teologjik Evropian në Kniebis, Gjermani. Ajo ka tre vjet që jeton në Tiranë dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e angazhuar plotësisht me mësimdhënien e gjuhës gjermane për mosha të ndryshme kryesisht fëmijë. Por ajo ka përvojë mësimdhënieje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Indi, Izrael dhe Ukrainë. Mësimdhënia është një nga pasionet e saj, sikurse edhe puna me njerëz të kombeve të ndryshme. Tabea është punëtore, serioze dhe e duruar.

Lisena Gjini

Asistente

Lisena iu bashkua stafit të TTC si asistente administrative në pranverën e vitit 2017 dhe dha kontributin e saj në suksesin e sezonit tonë të parë të kampit veror amerikan. Ajo është në vitin e fundit të studimeve të gjuhës angleze. Këtu në TTC ajo punon në arkë si dhe me shërbimin ndaj klientit. Lisena është profesionale, e shkathët dhe besnike. ” Ne jemi si një familje e madhe dhe më pëlqen të punoj këtu, sepse të gjithë bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”. Dhe ne jemi të kënaqur që të kemi këtu Lisena!

Erla Kruja

Asistente

Erla ka qenë pjesë e TTC që nga fillimet e saj dhe është asistente administrative e drejtoreshës së shkollës. Ajo menaxhon të gjitha të dhënat dhe planifikon oraret e shkollës. Me fjalë të tjera, Erla është shtylla e qendrës sonë. Ajo zotëron një diplomë universitare dhe një master shkencor në përkthim dhe interpretim për gjuhën ruse dhe spanjolle, si dhe po përfundon një universitet të dytë për financë dhe kontabilitet. Erla shquhet për komunikimin dhe taktin e saj të veçantë, si dhe për ëmbëlsinë dhe dashurinë sidomos ndaj fëmijëve.

Edenja Beci

Ndihmës Menaxhere

Edenja është studente e vitit të fundit në degën e menaxhimit të biznesit. Ajo po jep kontributin e saj në suksesin e shkollës, biznes i familjes, duke kryer detyra të ndryshme organizative, komunikative, mbikqyrëse dhe koordinative. Ajo është energjike, komunikative, pasionante dhe krijuese.

Stafi Ndër Vite

Patricia R. Love

Mësuese e gjuhës angleze akademike

Znj. Love është një mësuese me shumë përvojë nga Bay Village, Ohaio, SHBA. Ajo është një studiuese Fulbright që i ka kryer studimet universitare në shkencat humane në Kolegjin Hiram; ka një master në gjuhën angleze, me fokus në shkrim, nga Universiteti Shtetëror i Cleveland-it, si dhe ka kryer një program doktorature në jurisprudencë në Kolegjin Juridik Marshall në Cleveland. Znj. Love është e çertifikuar për TEFL (mësimdhënia e gjuhës angleze si gjuhë e huaj) dhe ka dhënë gjuhë angleze akademike, letërsi, shkrim, gjuhë angleze për korporata dhe aspekte ligjore në universitete, korporata të mëdha dhe qendra gjuhësore në njëmbëdhjetë shtete përgjatë karrierës së saj 24 vjeçare në mësimdhënie. Në TTC, ajo është e angazhuar kryesisht me kurset përgatitore për TOEFL, IELTS, GMAT, GRE dhe SAT. Por kjo s’do të thotë që ajo nuk e admiron mësimdhënien e fëmijëve të vegjël! Patricia është një anëtare e përkushtuar dhe e çmuar e stafit tonë.

Alison Kotroci

Mësuese e gjuhës angleze

Zonja Kotroci është me origjinë nga Anglia dhe zotëron një diplomë universitare në gjeologji dhe gjeofizikë nga Universiteti Durham i Anglisë. Po ashtu ajo ka kryer studimet ndër-kulturore dhe biblike në universitetin Open, Milton Keynes, Angli.

Alisoni ka shumë vjet përvojë në mësimdhënie, kryesisht me fëmijë të vegjël. Por edhe me adoleshentë e të rritur. Ajo ka jetuar në Shqipëri për 20 vjet dhe flet shqip rrjedhshëm. Ajo është bërë pjesë e stafit mësimor të TTC këtë vit dhe po demonstron përgjegjësi, korrektesë e profesionalizëm të nivelit të lartë. Jemi krenarë që e kemi atë në mesin tonë!

Kathryn Hargreaves

Mësuese e gjuhës angleze dhe franceze

Kathryn është një specialiste gjuhe nga Anglia e veriut. Ajo flet anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht në nivel bashkëbisedimi. Ajo ka qenë mësuese në Angli dhe Francë përmbi 15 vjet dhe ka punuar kryesisht në shkolla të mesme publike. Pasionet e saj janë: udhëtimet, artet, gjuhët dhe letërsia, filozofia, turizmi, debatet dhe e folura në publik. “Sapo kam mbërritur në Tiranë dhe jam e lumtur të jem pjesë e skuadrës këtu në TTC”

Donna Brady

Mësuese e gjuhës angleze

Donna është me origjinë nga Irlanda e Veriut, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ku edhe ka kryer studimet e larta për teologji. Ajo ka jetuar në Shqipëri për 24 vjet dhe ka përvojë të gjerë në mësimdhënien e gjuhës angleze, kryesisht për fëmijë. Donna gjithashtu ka përgatitur e drejtuar mësime për dramë dhe kërcim për fëmijë shqiptarë e të huaj, të cilët kanë dhënë shfaqje në Akademinë e Arteve dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Krahas mësimdhënies, Donna është drejtore ekzekutive e një organizate bamirëse që mbështet, edukon dhe siguron kujdes shëndetësor për fëmijët shqiptarë. Ajo gjithashtu merret me organizimin e kampeve verore dhe verën e kaluar, ajo strehoi një skuadër të rinjsh amerikanë dhe bashkë me ta organizoi kampin e parë veror amerikan në TTC, një sukses i plotë, për të cilin i jemi shumë mirënjohës.

Christine Lee

Mësuese Arti

Kristina vjen nga Koreja e Jugut. Ajo është një artiste profesioniste që ka mbaruar studimet universitare për arte, në degën e skulpturës së aplikuar, në Universitetin e Grave të Seulit në Korenë e Jugut dhe një diplomë në shkencat humane në Kolegjin Eastwest në Zelandë të Re; si edhe një master mbi Filozofinë Perëndimore në Universitetin Torch Trinity në Korenë e Jugut. Ajo ka punuar me grupin e artit ON, një grup i veprave artizanale në Seul. Ajo ka marrë pjesë gjerësisht nëpër ekspozita të ndryshme. Kristina ka shumë përvojë mësimdhënieje në fushën e artit për fëmijë, të rinj dhe të rritur në shumë shkolla në shtete të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë t’i ndajë përvojat, teknikat dhe aftësitë e saj artistike me fëmijët.